...:::Mesohu-Ks:::...
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Mesohu-ks
...:::Mesohu-Ks:::...
Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Staffi i Forumit : Mesohu-ks
...:::Mesohu-Ks:::...
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

...:::Mesohu-Ks:::...

...:::Mesohu-Ks:::...
 
ForumPortalKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Gjuha Java

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
TRo0PiX
Administrator
Administrator
TRo0PiX


Numri i postimeve : 152
Join date : 21/04/2009

Gjuha Java Empty
MesazhTitulli: Gjuha Java   Gjuha Java I_icon_minitimeTue May 12, 2009 4:34 pm

Gjuha java

--------------------------------------------------------------------------------

Programimi i kesaj gjuhe



Mënyra e parë e programimit ishte procedurale, dhe programimi shkruhej në këtë formë, por në shekullin që kaloj morri një kahje tjetër. Sot programimi është komplet një koncept tjetër. Ky programim quhet object-oriented.

Programimi object-oriented është shumë më I efektshëm, më I shpejt në egzekutim, etj. Ka më shumë aftësi në zgjidhjen e problemeve. Në I bazuar ( orientuar ) në objekte.

Si një ndër gjuhët më të forta programuese të object-oriented është Java.

Historiku i Java - së
Gjuha programuese Java është zhvilluar nga kompania Sun Microsystems. Në vitin 1991 ekspertët e Sun-it, të udhëhequr nga Patrick Naughton dhe James Gosling filluan të dizajnojnë një gjuhë programuese me qëllim të veçantë.

( Java në shqip shqiptohet Gjava ).

Java është krijuar për të bërë programe të vogla dhe efikase për pajisje ( dhe platforma ) të ndryshme. Edhe pse Java nuk kishte një sukses të madh në komercializm, ajo sot përdoret në shumë pajisje të ndryshme siç janë mobilat ( cell phones ), PDA ( Personal Digital Assistant ).

Java deri në arritjen e suksesit kishte shumë emra. Emri I parë ishte *7 (star seven) (shqip: ylli I shtatë ). Për shkak të shqiptimit të vështirë dhe të komplikuar e zgjodhën fjalën OAK (shqip: lis ) sipas lisit të programerit të parë që ishte afër dritarës së tij të punës. Por më vonë kuptuan se egziston një gjuhë me të njëjtin emër, fjala Java u bë emri zyrtar I gjuhës.

Sa I pëket sintaksës së Java – së, Java sintaksën e trashigon nga gjuha C dhe C++. Më poshtë është e vendosur një grafikë ku shpjegon prejardhjen e Java – së, dhe karakteristikat e saj të trashguara nga gjuhët tjera.




Java është e dizajnuar për qëllime të përgjithshme. Ajo sot më së shumti përdoret në aplikacionet e biznesit, por kjo nuk do të thotë që Java nuk mund të realizoj aplikacionet tjera si psh. të shkencës, teknologjive tjera, etj, etj.

Java është gjuha e vetme deri më tani e cila ka aftësin për të egzekutuar të njëjtin kod në të gjitha platformat apo paisjet. Java aplikacionin të cilin ne e përdorin në sistemin operativ Windows, të njëjtin mund të përdorin edhe në Linux, Solaris, Unix, Mac, etj.Java ka një performancë të lartë si gjuhë programuese. Java si çdo gjuhë tjetër OO mundëson reuseability ( shqip: ripërdorimin e kodit ).

Gjithashtu Java është multithreded, që d.m.th. se Java mund të krijoj aplikacione të cilat mund të përdorin pipes ( shqip: linjat, kanalet egzekutive ) të procesorit.Java është gjuhë dinamike. Java mundëson ripërdorimin e kodit, mundëson shtimin e klasave bazë të saj, të cilat mund të përdorën në shumë aplikacione, por që mund të gjinden në internet shumë lehtë të krijuar nga programer tjerë.
JVM ( Java Virtual Machine )
JVM është një vegël e Java – së e cila mundëson interpretimin e bytecode – it gjatë egzekutimit. JVM është krijuar që Java të jetë OOP platform-independent ( shqip: e pavarur nga platformat ).
Klasat Bazike të Java -së
Klasat bazike janë disa klasa të krijuara për qëllime të përgjithshme. Klasat janë pjesë e gjuhës. Ato përdorën nga programer për të krijuar aplikacionet e tyre. Shembull I saj mund të jetë java.io.*; apo java.lang.*. Këto klasa thirren me anë të komandës import.
UML
UML ( Unified Modeling Language ) është gjuha me anë të cilës dizajnohet programi. Ka të njëjtin qëllim siç ka algoritmi në gjuhët procedurale. Ajo paraqitet me tabela, vizat ndërlidhëse, shenjat dhe emrat e elementeve të klasave.
OOP: Katër veglat kryesore

Encapsulation
Encapsulation është njëra ndër veglat më të fuqishme në programimin OO.

Encapsulation menaxhon kontaktin e objekteve në mes veti. Encapsuation mirëmban sigurinë e të dhënave apo pjesët tjera të një objekti. D.m.th. siguria e objekteve të një programi në OOP bëhet me anë të kësaj vegle ( ang. Feature ).Encapsulation përdor 4 identifikatorët (ang. Identifiers) për të arritur rezultatin. Këta identifikator janë public, private, protected, dhe default. Në gjuhën UML këta identifikator paraqiten si +, -, #, dhe default nuk ka shenjë. Pra si në quhen UML, ashtu edhe në Java, default nuk ka emër as shenjë. Default nënkuptohet nëse ndonjë access modifier tjetër nuk është deklaruar.

Këta identifikator ndryshe quhen edhe access modifiers (shqip: modifikatorët e sigurisë).

Secila prej këtyre identifikatorëve kanë nivelet e veta të sigurisë. Shembull public lejon cdo object të kyqet në objektin tjetër. Pra, në metoda apo edhe variabla ( dhe konstante ).


Abstraction
Abstraction është gjithashtu njëra ndër veglat më të fuqishme të programimit OO. Pra bën pjesë në katër veglat që OOP e bëjnë mënyrën më të forte të programimit deri më tani.

Me anë të abstraction software mund të ketë një structure dhe organizim shumë më të mire dhe si rrezultat do të kemi një software shumë më të shpejt në egzekutim, më të sigurtë, dhe më stabil.

Inheritance

Edhe Inheritance është vegël në katër veglat kryesore të programimit OO. Kjo zgjidh një ndër problemet më të mëdha në këtë lloj programimi.

Inheritance do të thotë Trashëgimi. Pra kjo vegël ka të bëj me trashëgimin. Me anë të kësaj vegle u bë realitet edhe vet abstraction. Gjithashtu qëllimi kryesor I suksesit të OOP ka qenë ripërdorimi I kodit ( ang. Code reuseable ), dhe kjo arrihet me inheritance.Për të kuptuar më mire këtë vegël të OOP do të marrim shembullin e kaluar me klasat Personi, Punëtori dhe Mësuesi.Nëse krijojmë një object Punëtori, ai object do të përmbante emrin, mbiemrin, moshën e ndonjë punëtori. Por në klasën punëtori këto variabla nuk janë definuar. Pra, punëtori këto variabla do të trashgoj nga klasa Personi me anë të Inheritance.Nëse në klasën Personi ne do të definojmë metodët shkuarjaNePune, ne mund të përdorim të njëtën metodë për punëtorin ( shkuarja e tij në punëtorin e tij ) dhe për Mësuesin ( shkuarja e tij në shkollë ). Përdorimi I kësaj vegle që arrihet me anë të inheritance dhe bën ripërdorimin e kodit për dy qëllime të ndryshme quhet polimorfizm (ang. Polymorphism ). Polimorfizmi është gjithashtu njëra ndër koncektet më të forta të programimit OO.

Poashtu polimorfizmi është vegla e katërt e programimit OO.

Java: Data Types

Java është një gjuhë programuese e cila ka dy kategori të llojeve të të dhënave (ang. Data Type). Grupi I parë është primitive data type, ku janë tetë lloje të data type – eve. Tabela e më poshtme tregon mbi këto lloje të data types.

Grupi tjetër është References ku si lloj kryesor I data types është String. Stringu është një varg char-ësh. Me shprehje matematikore String ne mund të shprehim kështu: ch1 + ch2 + ch3 + … + chn = String 1.

Shënim: Data types përdorën për vendosjen e të dhënave dhe ruajtjen e tyre. Ekzistimi I disa lloje të të dhënave është për shkak të krijimit të formave të të dhënave, shembull tekst, numër, date, etj, etj. Objekti

Objekti është pjesa kryesore në programimin object-oriented. Në fakt I gjithë programi në object-oriented ekzekutohet si një grup objektesh që komunikojnë në mes veti. Objektet komunikojnë në mes veti me anë të mesazheve.

Cfarë është objekti? Në konceptimin teorik, në programim object është gjithcka që na rrethon. Edhe vet ne jemi objekte. Gjithashtu object është toka, pema, dora, rruga, etj. Objekt është edhe gjërat abstrakte si dashuria, gëzimi, etj.

Cfare e definon nje object? Në studimin e objekteve që filozofët e vjetër kishin rënë në një pike ku një object mund të definohet apo mund të quhet object vetëm nëse ka atributet e veta, dhe sjelljet e veta.

Shembull, një person është një object, sipas programimit object-oriented. Pse? Sepse ka atributet e veta që janë koka, dora, këmbët, syri, etj, etj. Kurse gjithashtu ka edhe sjelljet e veta që janë vrapimi, ecja, leximi, lëvizja e kokës, etj.

Pra për krijimin e një objekti, ne duhet të definojmë atributet e tij. Një atribut mund të definohet kështu.

Int abc = 0;

Fjala int definon llojin e atributit, në këtë rast është integer primitiv. Fjala abc është fjala e definuar nga programeri për emërtimin e këtij atributi. Kurse pjesa tjetër e kodit definon vlerën fillestare të atributit, në rastin tone është 0. (Cdo statement në Java përfundon me shenjën .

Poashtu thamë që objekti ka edhe sjelljet e tij, që në terminologjinë e programimit object-oriented quhen metoda.

Metoda është pjesë e kodit e cila bën që objekti të funksionoj në mënyrë complete. Në shembullin e mëparshëm, një person duhet të ec. Pra objekti I personit ka nevojë për krijimin e metodës për ecje.

Krijimi I metodës në Java mund të definohet kështu.

void ec()

{
// Kodi shkruhet ketu
}

Fjala void definon që metoda nuk është për të return dicka. Pra në Java ka dy lloj metodash. Ato return dhe ato void. Në rastin tone ne përdorim void. Pastaj është emri I metodës, në rastin tone ecja. Klapat () janë pjesë e kodit Brenda të cilave definohen atributet locale të atij procesi.
Në klapat {} shkruhet procesi që bën ajo metodë. Eshte ai kodi qe zgjidh problemin që ka metoda për detyrë, në rastin tone bën që personi të ec.


Programi me i thjeshte ne JAVA eshte ky:

public class pr1

{

public static void main(String args[])

{

System.out.println(”Ky eshte programi i pare”);

}

}

Se peri e ruajme kete program me emrin pr1.java
Pastaj per ta kompajlluar kete program duhet qe ne command prompt (terminal) te shkruajme javac pr1.java. Pasi te kompajllohet per ta ekzekutuar duhet te shkruajme java pr1 dhe ne ekran do te shfaqet: Ky eshte programi i pare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
trojan
Fillestar/e
Fillestar/e



Numri i postimeve : 1
Join date : 06/06/2011

Gjuha Java Empty
MesazhTitulli: Re: Gjuha Java   Gjuha Java I_icon_minitimeTue Jun 07, 2011 4:59 pm

kush me ndimon ju lutem qe te bej draftin e ketij programi se e kam per detyre kursi neser po pat mundesi ndo njeri qe ta beje

import java.awt.*;
import javax.swing.*;
import java.util.*;

class digit extends JFrame implements Runnable
{
Thread runner; //deklaron objektet globale
Font digitFont;

public digit()
{
super("Java digit");
setSize( 350, 100);
setDefaultCloseOperation(JFrame.EXIT_ON_CLOSE);
setVisible(true);
setResizable(false); //krijon dritare

digitFont = new Font("Serif", Font.BOLD, 40); //krejon fontin shembull

Container contentArea = getContentPane();
digitPanel timeDisplay = new digitPanel();


contentArea.add(timeDisplay); //shton komponente
setContentPane(contentArea);
start(); //vazhdon ekzekutimin i ciklit

}


class digitPanel extends JPanel
{
public void paintComponent(Graphics painter )
{
Image pic =
Toolkit.getDefaultToolkit().getImage("background.jpg");

if(pic != null)

painter.drawImage(pic, 0, 0, this); //krijon pamjen



painter.setFont(digitFont); //krijon komponenten numerik
painter.setColor(Color.black);
painter.drawString( timeNow(), 60, 40);


}
}


//merr kohen lokale
public String timeNow()
{
Calendar now = Calendar.getInstance();
int hrs = now.get(Calendar.HOUR_OF_DAY);
int min = now.get(Calendar.MINUTE);
int sec = now.get(Calendar.SECOND);

String time = zero(hrs)+":"+zero(min)+":"+zero(sec);

return time;
}



public String zero(int num)
{
String number=( num < 10) ? ("0"+num) : (""+num);
return number; //shto zero ne qofte se eshte e nevojshme

}


public void start()
{
if(runner == null) runner = new Thread(this);
runner.start();
//metode per te nisur ciklin
}


public void run()
{
while (runner == Thread.currentThread() )
{
repaint();
//percakto detyren e ciklit
try
{
Thread.sleep(1000);
}
catch(InterruptedException e)
{
System.out.println("Thread failed");
}

}
}


public static void main(String [] args)
{
digit eg = new digit();
}
}
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjuha Java
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Java Script
» java Script te t`thjeshta
» Kalendari i Java Script
» Q eshtë Java Scripti
» Ketu i keni te gjitha gjuhet programuse te Java Script

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...:::Mesohu-Ks:::... :: Gjuhet Programuese :: JAVA-
Kërce tek: